UBT

Zvicra mbetet donatori kryesor për Gjilan dhe Anamoravë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Omer Daku, Bujar Nevzati, Xhemajl Salihu kanë takuar të enjten një delegacion të shkollave fillore dhe të mesme të Zvicrës (Kantoni i Bernit). Mustafa e ka njoftuar këtë delegacion me të arriturat në arsim, kulturë, infrastrukturë dhe ka shtuar se Zvicra vazhdon të mbetet ndër shtetet më të forta të BE-së që e ka përkrahur Anamoravën dhe Gjilanin.

Një delegacion i drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të kantonit të Bernit po qëndron për vizitë në Komunën e Gjilanit.

Delegacioni zviceran i kryesuar nga Silvia Jager inspektore e arsimit dhe Nazmi Jakurti udhëheqës i Lidhjes Shqiptare në Zvicër , të shoqëruar edhe nga pesë drejtor shkollash, Peter Rubeli, Myriam Gesler, Renata Tschanz, Kurt Andereg , Aruni Trilog dhe bashkatdhetari gjilanas Nazim Rexhepi janë takuar edhe me kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafa.

Mustafa ka falënderuar delegacion zviceran e sidomos drejtorët dhe inspektoren e arsimit për këtë vizitë e cila do të jetë e dobishme për të dyja palët. Mustafa e ka njohur delegacionin me zhvillimet e përgjithshme të qytetit të Gjilanit duke filluar nga pozita gjeografike, zhvillimi ekonomik, klima politike dhe e sigurisë, investimet në fusha të ndryshme, siguria e komuniteteve dhe lëvizja e lirisë , integrimi i komuniteteve dhe aspekte tjera.

Mustafa tha se Zvicra vazhdon të mbetet njëri nga shtetet më të forta në kuadër të BE-së që e ka ndihmuar e përkrahur Anamoravën dhe Gjilanin. “Zvicra na ka ndihmuar me investime në ujësjellës, energjetikë dhe sektor tjetër të rëndësishëm duke përfshirë edhe arsimin”.

Mustafa tha se Gjilani ka klimë të mirë për të biznes derisa ka thënë se edhe në fushën e arsimit kanë ndodhur investime të prekshme. Sipas Mustafës në Gjilan tashmë shumica e shkollave janë të kompletuara me infrastrukturë, por ende mungojnë kabinete, laborator profesional dhe investime në inventar.

Mustafa tha se janë ndërtuar 7 shkolla të reja kurse investime po bëhen edhe në fshatra.

Mobi Casa

Ndërkaq Silvia Jager tha se është e lumtur që për herë të dytë ndodhet në Kosovë.”Kjo vizitë e këtij niveli ku bëjnë pjesë drejtor të arsimit të ulët e të mesëm është e rëndësishme për ne dhe për qytetin tuaj”.

Ajo tha se po mundohen që të bëjnë integrimin e fëmijëve shqiptarë në Zvicër në mënyrë që ata të ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të eliminojmë paragjykimet.

Jager tha se kjo vizitë ka për qëllim të krijojë ura bashkëpunimi dhe lidhje institucionale mes të dyja shteteve.”Do të shkëmbejmë nxënës nga të dyja vendet sepse vetëm kështu krijojmë vija të shëndosha profesionale” tha ajo.

Silvia Jager ka premtuar ndihmë në inventar duke përfshirë banka, karrige, si dhe kabinete të informatikës, biologjisë, kimisë.”Ne kemi numër të pakufizuar të bankave e karrigeve dhe mund t`ua sjellim të gjitha në shkollat e juaja duke përfshirë edhe kompjuter” tha Jager.

Edhe drejtorët e shkollave nga Berni të pranishëm në këtë takim u shprehen të hapur për të shkëmbyer nxënës shqiptarë.

Bujar Nevzati drejtor i arsimit ndërkaq ka falënderuar delegacionin për këtë vizitë studimore e cila do tu shërbej të dyja vendeve për të krijuar ura miqësie.”Ne kemi nxënës shumë të aftë e të talentuar të cilët përmes këtyre vizitave mund të jenë pjesë e shkëmbimeve tona profesionale”.

Delegacioni ndryshe pritet të vizitojë shkollën fillore në lagjen e tetë, qerdhën Ardhmëria II, “Selami Hallaqin” dhe “Rexhep Elmazin”./rajonipress/