Fundamenti

Zvicra ka vend për 10 milionë banorë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zvicra vazhdimisht po rritet. Këto ditë po kalon kufirin prej 8 milionë banorëve . Por, ka ende mjaft vend për rritje të mëtejshme. Deri në 10.1 milion njerëz ka hapasëira rezervë për ndërtim.

Këto llogaritje i ka bërë Maria Lezzi, drejtoreshë e Zyrës Federale për Zhvillim Hapësinor (ARE). Deri tani ka hapësira rezervë të ndërtimit edhe për 1.4 deri 2.1 milionë banorë shtesë.

“Për këto hapësira nuk ka nevojë për vendim nga kantonet “, ka thënë ajo në një intervistë për gazetën «Sonntag».

Lezzi tregon mirëkuptim për mbipopullimin në Zvicër. Pranimi i iniciativës “shtëpi e dytë” ishte një sinjal i qartë i ndalimit”, tha ajo.

Eco Higjiena

Lezzi e cila kryeson me ARE që nga viti 2009, ka pranuar edhe dështimet në këtë drejtim. Sipas saj, përgjegjësia e planifikimit i adresohet kantoneve.

Përveç rritjes së popullsisë vijnë edhe kërkesat në rritje për hapësirë ndërtimi.

“Që nga viti 1960, kërkesat për hapësirë për një person janë dyfishuar.” .

Kjo gjendje mund të menaxhohet me ndërtime shtesë. Me zgjerimet nga një dhe dy shtëpi familjare në tri ose katër shtëpi, thotë mestjerash drejtoresha e Zyrës Federale për Zhvillim Hapësinor (ARE).