UBT

Zvicra ka përkrahur në shumë fusha Kamenicën

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Enver Ajvazi ka thënë se Logos nga Zvicra ka investuar, në ujësjellës , në shkolla , ambulanca , në hartimin e planit zhvillimor komunal si dhe rregullimin e qendrës së shërbimeve për qytetarë.

Përfaqësuesit e zyrës Zvicerane : Jiri Xerxes Kraus dhe Beatrice Orllati, kanë vizituar komunën e Kamenicës, ku edhe janë takuar me drejtorin e drejtorisë së Administratës,Enver Ajvazin,me të cilin kanë biseduar lidhur me auditimin e investimeve kapitale nga shteti i Zvicrës nëpërmes organizatës Hevletias, projekti Logos në komunën e Kamenicës.

Eco Higjiena

Drejtori i Administratës Enver Ajvazi tha se në bazë të informatave që disponojmë LOGOS-i në komunën tonë ka bërë investime të mëdha në infrastrukture si , në ujësjellës , në shkolla , ambulanca , në hartimin e planit zhvillimor komunal si dhe rregullimin e qendrës së shërbimeve për qytetarë.

Po ashtu tha se qytetarët e komunës tonë janë shumë mirënjohës për këto investime , por akoma kemi nevojë për investime të tjera në komunën e Kamenicës dhe shpresojmë se bashkëpunimi dhe ndihma në të ardhmen s’do të mungojë ka thënë Ajvazi./rajonipress/