Zvicra fton pesë shqiptarë për Olimpiadë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Bern – Pesë futbollistë shqiptarë janë përfshirë në listën përfundimtare prej 18 futbollistëve që do ta përfaqësojnë Zvicrën në lojërat olimpike “Londra 2012”, megjithëse dy prej tyre vazhdojnë të ngulin këmbë për të mos shkuar në Londër për shkak të interesave që kanë me klubet e tyre.

Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Amir Abrashi e Pajtim Kasami janë ftuar nga trajneri i Zvicrës, Pierluigi Tami, i cili do të udhëheqë Zvicrën në Olimpiadën e Londrës që nis më 27 korrik dhe përfundon më 12 gusht.

Hidromorava

Trajneri Tami, pasi ka publikuar listën të martën, ka thënë se do të luftojë që klubi i ri i Xhakës, Moenchengladbach, të lejojë mesfushorin kosovar të jetë pjesë e Zvicrës në “Londra 2012”. Ai tha se Xhaka e ka marrë dritën e gjelbër nga trajneri i ekipit gjerman, Lucien Favre, por ai ka shtuar se për lirimin e Xhakës duhet të vendosin edhe drejtuesit e ekipit. Situatë e njëjtë paraqitet edhe me Valon Behramin te Fiorentina.