KKVITI

Zvicra do ta ndihmoi Kllokotin në projektet e infrastrukturës

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Kllokot – Norbert Pijls, koordinator i projektit DEMOS, ka thënë se ky projekt që kap shumën prej 10.7 milion franga zvicerane parasheh që të ndihmoi 17 komuna të ndryshme të Kosovës Juglindore, Qendrore dhe Perëndimore të Kosovës në periudhën kohore 2014 -2016 dhe me këto mjete do të realizohen projektet që kanë të bëjnë me ngritjen e nivelit të shërbimeve komunale, transparencën financiare dhe menaxhimin e mbeturinave. Komuna e Kllokotit do të ndihmohet edhe përmes projektit DEMOS që është vazhdimësi e projektit LOGOS, përmes së cilit projekt Kllokoti ka marr mbështetje në realizimin e projekteve të infrastrukturës dhe ngritjes së kapaciteteve.

Në Kllokot, është zhvilluar një takim i përbashkët i përfaqësuesve të organizatave që merren me zbatimin e projekteve që financohen nga fondet e qeverisë zvicerane në Kosovë, udhëheqësve komunal të Kllokotit, medieve të Zvicrës si dhe afaristëve nga komuna e Kllokotit, raporton rajonipress.

Ky takim kishte për qëllim njoftimin e qytetarëve zviceranë me investimet që ka bërë qeveria e Zvicrës në Kosovë.

Udhëheqësi i zyrës zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në Kosovë, Markus Beachler, ka thënë se Qeveria e Zvicrës nga viti 2013 deri në vitin 2016, ka ndarë rreth 75 milion euro për të financuar projektet e ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e Kosovës, raporton rajonipress.

Ai tha se në këto projekte ka përfituar edhe komuna e Kllokotit.

“Përmes projektit LOGOS kemi ndihmuar Kllokotin në shumë projekte të infrastrukturës dhe në ngritje të kapaciteteve”, tha Beachler.

Mobi Casa

Ndërsa, Norbert Pijls, koordinator i projektit DEMOS, ka thënë se ky projekt që kap shumën prej 10.7 milion franga zvicerane parasheh që të ndihmoi 17 komuna të ndryshme të Kosovës Juglindore, Qendrore dhe Perëndimore të Kosovës në periudhën kohore 2014 -2016 dhe me këto mjete do të realizohen projektet që kanë të bëjnë me ngritjen e nivelit të shërbimeve komunale, transparencën financiare dhe menaxhimin e mbeturinave. “Komuna e Kllokotit do të ndihmohet edhe përmes projektit DEMOS që është vazhdimësi e projektit LOGOS, përmes së cilit projekt Kllokoti ka marr mbështetje në realizimin e projekteve të infrastrukturës dhe ngritjes së kapaciteteve”.

Kurse kryetari i Kllokotit, Sreçko Spasiq, ka thënë se qytetarët e Kllokotit i janë mirënjohës qeverisë zvicerane për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep kësaj komune, pasi me mjetet që ka ndarë ky shtet për Kllokotin janë realizuar shumë projekte që janë në interes të qytetarëve.

Ai ka thënë se Kllokoti pret mbështetjen e qeverisë së Zvicrës edhe në të ardhmen, pasi kjo komunë ballafaqohet me probleme që kanë të bëjnë me objektin e administratës komunale, pronave komunale si dhe borxheve që ka trashëguar nga qeveria e kaluar.

“Shembulli i mbështetjes që qeveria e Zvicrës i ka dhënë Kllokotit si dhe biznesmenit Bashkim Zejnullahu, besoi se do të ndiqet edhe në të ardhmen në mënyrë që kjo komunë të ketë një perspektivë të zhvillimit ekonomik”, tha Spasiq.

E biznesmeni Bashkim Zejnullahu, pronar i pompës “Tina Petroll” dhe mullirit “Thesari”, ka thënë se qeveria e Zvicrës është ajo që e ka mbështet atë që të kthehet nga Zvicra dhe të hap kompani në Kosovë me çka ka krijuar kushte për punësim të qytetarëve nga kjo komunë dhe komunat tjera.

E përfaqësuesit e medieve zvicerane gjatë këtij takimi janë interesuar për problemet me të cilat ballafaqohet komuna e Kllokotit me pronën publike si dhe për mundësitë që ka kjo komunë për zhvillim ekonomik, njofton për rajonipress zëdhënësi i komunës Aziz Zuka./rajonipress/