Fundamenti

Zvicra dhe Qeveria e Kosovës rehabilitojnë rrjetin e ujësjellësit në Beguncë të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në Beguncë të Vitisë po punohet në rehabilitimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit, pos kyçjeve individuale në rrjet pritet të bëhen intervenime në burimet ujit.

Në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Dorsch/CDI që financohet nga qeveria e Zvicrës dhe ajo e Kosovës në fshatin Beguncë të Vitisë, po bëhet rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit, kryesisht në kyçje individuale në rrjet, por bëhet me dije se do të intervenohet edhe tek burimet e ujit që të rritet cilësia e ujit të pijshëm dhe që më pas ajo të merret në menaxhim të KRU“Hidromorava”- Gjilan.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot fshatin Beguncë, ku është njoftuar nga Astrit Vokshi, përfaqësues i Dorsch/CDI-së për punët që po bëhen në rehabilitimin e këtij rrejti ekzistues të ujësjellësit. “Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët të saj po punon edhe në rehabilitimin e rrjeteve ekzistuese të ujësjellësit, rritjen e cilësisë të ujit të pijshëm por edhe në përgjithësi për sigurimin e ujit të pijshëm në lokalitet e kësaj komune. Natyrisht se pas kryerjes së të gjitha procedurave menaxhimi i ujit do të merret në përgjegjësi të kompanisë KRU “Hidromorava”- Gjilan”, u shpreh Haliti.

Fundamenti

Kurse Astrit Vokshi, nga Dorsch/CDI, ka potencuar se në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Vitisë, ka qenë edhe një komponentë e cila është marrë me rehabilitimin e sistemeve ekzistuese rurale.

Ai tha se në Beguncë do të bëhen kyçjet individuale që të plotësohen standardet për rintergrim për kompaninë regjionale në mënyrë që ajo të merret në përgjegjësinë e mirëmbajtjes dhe inkasimit të faturave të ujit nga kompania përgjegjëse.

Ai tha pos që do të ketë kyçje individuale të banorëve do të bëhen edhe intervenime në burimet e ujit që të rritet cilësia./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.