RCCOLA

Zvicra, caku më atraktiv në Evropë për hajnat

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Në 100 mijë banorë të Zvicrës ndodhin 937 grabitje. Pas Zvicrës vjen Danimarka me 805 plaçkitje në 100 mijë banorëNë çdo 8 minuta në ndonjë pikë të Zvicrës grabitësit janë duke thyer ndonjë banesë ose shtëpi. Në 100 mijë banorë ndodhin 937 grabitje, tregojnë hulumtimet e gazetës “Schweiz a Sonntag”. Këto shifra e ngrenë Zvicrën në vendin numër një, në listën evropiane të caqeve më të lakmuara të hajnave. Pas Zvicrës vjen Danimarka me 805 plaçkitje në 100 mijë banorë.

Në vendet fqinje me Zvicrën, si Gjermania dhe Austria gjendja në këtë aspekt është e pakrahasueshme me atë të Zvicrës. Kështu, në 100 mijë banorë të Gjermanisë ndodhin “vetëm” 148 plaçkitje ndërsa në Austri 187 sish.

Sipas kriminologut të njohur zviceran Martin Killias, “duket se në Zvicër vijnë si azilkërkues më shumë se në vendet tjera, persona me synime kriminale. Sidomos për bandat ndërkombëtare Zvicra është një cak atraktiv – këtu ke çka të grabitësh dhe nëse kapesh, nuk të ndodh ndonjë gjë e madhe”, ka thënë ai.

Uji Dea

Kryetari i Komisionit Zviceran për Kriminalitet (SKK) njëherësh komandant i Policisë së Kantonit të Bernës, Stefan Blättler lidhur me këtë gjendje thotë se ka nevojë për ndryshime në të drejtën penale. Sipas tij, “ligji i këtushëm nuk i frikëson njerëzit që nuk kanë çfarë të humbasin. Për të ashtuquajturit turistë kriminelë, Zvicra është një qyp me mjaltë”.

Si zgjidhje, komandanti Blättler propozon kthimin e dënimeve me heqje të shkurtë lirie si dhe futjen në ligj të bazave të tjera për burgosje. “Në rastet kur në lidhje me një person ekziston dyshimi për delikte banditeske, duhet të jetë e mundur që ai të mbahet më gjatë në burg. Aktualisht, ata merren në burg vetëm për të dëshmuar autorësinë e një plaçkitjeje të vetme. Ndërkaq, rezultatet e analizave vijnë shpesh vonë, disa ditë ose disa javë pas deliktit. Dhe gjatë asaj kohe personat që janë lëshuar pas marrjes në pyetje, tashmë kanë ikur larg, ose, edhe ë keq, kanë vazhduar veprat e tyre kriminale gjetiu”; thotë Blätter.(albinfo)