Hidromorava

Zvicerani vrasës: Vrava shqiptarin, populli im më adhuron

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shtetasi zviceran Alfred E, i cili në dhjetor të vitit 2010 vrau emigrantin kosovar 32 vjeçar me deklaratat e tij po krenohet lidhur me kryerjen e kësaj vrasje.

Gjykata zvicerane shqiptoi dënimin prej dy viteve burg me kusht dhe pagesën e dëmshpërblimit ndaj familjes së viktimës së vrarë, Luan G, informon ina.

Dënimi ndaj tij dhe deklarimet pas vendimit të gjykatës kanë vërshuar mediat zvicerane. Por, vrasësi i lënë lirë, Alfred. E me deklaratat e tij ka provokuar shqiptarët.

Ai për gazetën “Blick” ka thënë se është mirëpritur nga bashkëqytetarët e tij si të ishte një kampion i botës. Deklarata e tij raciste dhe fashiste është dënuar nga mërgimtarët dhe shoqatat e shqiptarëve, të cilët pritet të reagojnë ditëve të ardhshme.

Vrasësi Alfred.E ka thënë se është i gatshëm që t`ia

UBT

Afred.E vrau Luan.G, pasi që sipas tij viktima së bashku me dy persona të tjerë kishin hyrë për të grabitur në plantazhin e tij të marijuanës pranë shtëpisë së tij në periferi të Bernit.

“Secilën herë kur dikush tentonte të më vjedhë plantazhin, unë dilja në dritare dhe shkrepja një fishek për të frikësuar hajdutët”, ka rrëfyer Alfredi.

Ai njihet si anëtar i shënjestarëve zviceran, që posedon aftësi të mëdha për të shtënë në shënjestër, me ç`rast ka fituar disa medalje. Vrasësi zviceran në disa raste ka ndryshuar deklaratat e tij pranë trupit gjykues, duke u kontestuar disa herë edhe nga avokatët mbrojtës.

“Unë nuk desha të vras atë por desha vetëm që të largohet nga plantazhi im” ka shtuar ai, derisa më parë kishte thënë se kishte shtënë, pasi që ishte ngopur nga sulmet e njëpasnjëshme të grabitësve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.