Eko Higjiena

Zvicerani fyen kosovarët, pastaj kërkon falje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Zviceranit, i cili me zë të lartë në një tren në lëvizje kishte fyer shqiptarët e Kosovës, mund t’i kushtojë kjo “urrejtje” me burg ose me gjobë.

Një pasagjer i pranishëm kishte filmuar bisedën e gjatë dhe e kishte publikuar në “Youtube”. Një qytetar ka ngritur padi penale në Luzern ndaj zviceranit për shkeljen e ligjit penal kundër racizmit.

“Njeriu është marrë në pyetje, ai ka pranuar fajin”, thotë Kurt Graf, zëdhënës për policinë e Luzernit. Zvicerani tani duhet të dënohet me burgim ose me gjobë.

FIDANISHTJA

Si arsye pse ai kishte shpërthyer me urrejtje ndaj shqiptarëve të Kosovës, sipas policisë, ishte vrasja në Menznau që ishte kryer nga një shqiptar i Kosovës me shtetësi zvicerane.

Personi në fjalë ka kërkuar falje për mllefin e shprehur ndaj kosovarëve. Ai ishte incizuar, duke thënë: “Dhjetë persona me ngjyrë janë më të mirë për mua sesa një shqiptar i Kosovës”.(albinfo)