Fundamenti

Zvicër, vdes një shqiptar dhe plagosen dhjet të tjerë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Jeta e një shqiptari nga Kosova u shua gjatë një aksidenti rrugor që ndodhi në Zvicër me pasojë edhe plagosjen e dhjetë personave të tjerë.

Aksidenti ndodhi në autostradën A1 në rajonin zviceran të Utzenstorf, bën të ditur një komunikatë e lëshuar nga policia e Bernës.

Viktima është Ejup Bajrami, 48 vjeç nga Korretica e Ultë – Drenas.

Uji Dea

Në mesin e dhjetë të plagosurve ndodhen edhe tre shtetas shqiptarë të Kosovës të cilët ndodhen në spitalin e kryeqytetit të Zvicrës Bernë, në gjendje serioze për jetën.

Policia tha se po heton lidhur me rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti me përplasje automjetesh në autostradën A1, mesditën e së martës në orën 14.15. Zona e aksidentit është ndërmjet Bernës dhe Zyrihut, në malet e fshatit Utzenstorf.