RCCOLA

Zvicër: Çdo i dyti azilkërkues i refuzuar, “zhduket”

/ 2 minuta lexim

Që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Dublinit, në vitin 2009, Zvicra ka qenë e autorizuar t`i kthejë 23000 persona në vendet evropiane ku ata kanë qenë të paraqitur më së pari.

Autoritetet zvicerane ia dalin që vetëm në gjysmën e rasteve t`i riatdhesojnë azilkërkuesit që kanë vendim për të lëshuar Zvicrën. Gjysma tjetër në mënyra të ndryshme del në shtetet përreth ose më larg apo hidhet në ilegalitet dhe vazhdon jetën “në të zezë” në Zvicër.

Një trend të tillë e ka regjistruar gazeta “Zentralschweiz am Sonntag” duke i analizuar shifrat e lëna në dispozicion nga Zyra Federale Për Migracion.

Mobi Casa

Që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Dublinit, në vitin 2009, Zvicra ka qenë e autorizuar t`i kthejë 23000 persona në vendet evropiane ku ata kanë qenë të paraqitur më së pari.

Mbi 11 mijë kanë mundur t`u dorëzohen shteteve përkatëse ndërsa 1600 prej tyre gjatë kohës kur është dashur të kthehen kanë qenë në trajtim mjekësor në Zvicër ose me afat të kaluar të dëbimit.

Ndërsa mbi 10 mijë nga numri i përgjithshëm, gjatë këtyre katër viteve kanë rënë në ilegalitet.(albinfo)