RCCOLA

Zverdhet Behrami, mungon ndaj Pescarës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Mesfushori kosovar, Valon Behrami, është zverdhur në fitoren 3:2 që Napoli i tij e shënoi kundër Cagliarit të dielën. Valoni u ndëshkua në fundin e takimit, ndërsa ky karton i verdhë nuk do ta lejojë atë të luajë në sfidën e radhës së napolitanëve, kundër Pescarës, pasi ka arritur limitin e katër kartonëve të verdhë.

Behrami u paraqit 90 minuta në këtë sfidë të fituar nga Napoli, ndërsa bashkëkombësi i tij, Blerim Xhemaili, luajti deri në minutën e 72, për t’u zëvendësuar më pas nga Insigne.

Uji Dea

Pas këtij triumfi, Napoli konfirmon pozitën e dytë në renditje, tashmë me 66 pikë.(tribuna)