Vedat Muriqi: “Duhet të marrim më shumë përgjegjësi si grup”
Pas humbjes së sotme ndaj Kocaelisportit, sulmuesi Vedat Muriqi i cili u aktivizua në lojë në minutën e 46-të, me nisjen e pjesës së dytë ka folur për beIN Sports, duke pranuar se skuadra nuk e nisi ndeshjen në mënyrën e duhur dhe duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi nga i gjithë grupi i lojtarëve.
Duke analizuar rrjedhën e takimit, Muriqi u ndal edhe te momenti i golit të anashkaluar të Lukakut, duke vlerësuar se vendimet në fushë mund ta kishin orientuar ndryshe ndeshjen:
“Nuk mundëm ta nisnim ndeshjen ashtu siç donim. Ndoshta, nëse goli i Lukakut do të ishte quajtur i rregullt, tani mund të flisnim për gjëra të tjera.”
Muriqi shprehu keqardhjen për rezultatin e sotëm dhe theksoi nevojën për reagim të menjëhershëm kolektiv, duke vënë veten në qendër të vetëkritikës

