ARKATANA

Zurichu flet shqip, Tarashaj e Kamberi vulosin derbin e madh zviceran

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Skuadra e madhe zvicerane, Grasshopper është triumfuese në derbin e qytetit të Zurichut, ku mposhti rivalin e madh lokal Zurich FC.Grasshopper deri tek kjo fitore erdhi falë golave të dy futbollistëve kosovar, Shani Tarashaj që shënoi dy herë dhe i riu Florian Kamberi që vulosi rezultatin përfundimtar 3-2 në fund të ndeshjes.

Tarashaj arriti ta zhbllokoj sfidën në minutën e shtatë të ndeshjes duke shënuar një super gol nga vija e 16 metërshit, ndërsa golin e dytë e realizoi në minutat e fundit të pjesës së parë, transmeton Telegrafi.

Kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes, në skenë del talenti tjetër kosovar Florian Kamberi, i cili shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes golin e fitores me kokë, pasi vetëm disa minuta më parë u inkuadrua në lojë.

Mobi Casa

Ndryshe për GC nga fillimi luajti edhe mbrojtësi tjetër kosovar Alban Pnishi, ndërsa te Zurichu u paraqitën për 90 minuta,Berat Xhimshiti dhe Armando Sadiku.

Kujtojmë që Shani Tarashaj aktualisht kryeson listën e golashënuesve në kampionatin zviceran me tre gola të shënuar në po aq ndeshje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.