GRANDEMALL

Zürich, vritet i riu nga Kosova, plagoset rëndë i vëllai

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në një konflikt në mes të dy të rinjve para një klubi të njohur të Zürichut (Kaufleute), natën mes së shtunës dhe së dielës, ka humbur jetën një shqiptar 23 vjeçar nga Kosova, me shtetësi zvicerane.

Ai ka rënë viktimë e therjes me thikë nga një i ri tjetër 20 vjeçar, i cili ka ikur nga vendi i krimit. Rrjedha e ngjarjes së përgjakshme ashtu sikundër edhe motivet, ende nuk dihen. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.

23 vjeçari i vrarë, nga Hombrechtikoni i Zürichut kishte shkruar së bashku me mikeshën e vet dhe një shoqërues (që sipas disa burimeve të albinfo.ch është vëllai i viktimës) 20 vjeçar në klubin e njohur të argëtimit. Ata tre, për arsye ende të panjohura, rreth orës 3 e 30 të mëngjesit bien në konflikt me një vizitor tjetër të klubit. Sigurimi i klubit e nxjerr jashtë viktimën e ardhshme dhe vëllanë e tij.

UBT

Ndërkaq, kundërshtari i tyre i kishte ndjekur dhe kështu, në rrugë, jo larg klubit, fillon konflikti i hapur mes tyre, njoftojnë mediet zvicerane.

Shqiptari 23 vjeçar nuk u ka bërë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë rreth orës 4 të mëngjesit, para hyrjes së klubit. Shoqëruesi i tij ka pësuar po ashtu plagë të rënda nga goditjet me thikë dhe është dërguar në spital. Edhe ai është në rrezik për jetën. Sipas burimeve të Albinfo, i vrari dhe i plagosuri janë shqiptarë të Kosovës me mbiemrin Morina. Vrasësi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, vazhdon të jetë në arrati.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.