Zor pa EULEX-in

Zhytja e institucioneve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, duke përfshirë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, në afera korruptive dhe krim të organizuar, duke pas parasysh edhe arrestimet e fundit, tregon qartë se misioni i sundimit të ligjit, EULEX-i, i duhet Kosovës edhe për një kohë.
Njohësit e fushës së sigurisë vlerësojnë se misioni i BE-së duhet të mbetet edhe për një kohë në vendin tonë, derisa të aftësohen prokurorët dhe gjyqtarët kosovarë./Kosova Sot/