RCCOLA

“Zonja e Hekurt”, varroset sot

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mbretëresha Elizabeth dhe personalitete nga e gjithë bota, pritet të marrin pjesë sot në varrimin e Margaret Thatcher, ish-kryeministres britanike në vitet 1979-1990, e njohur ndryshe edhe si “Zonja e Hekurt”.

Arkivoli i saj pritet të përcillet me nderime të larta ushtarake, nëpërmes rrugëve të Londrës deri në katedralën e Shën Palit.

KKVITI

Ish-kryeministrja e parë dhe e vetme femër në qeverinë britanike, Margaret Thatcher vdiq më 8 prill, në moshën 87 vjeçe.

Më shumë se 2000 njerëz pritet të përcjellin ceremoninë mortore, përfshirë këtu edhe tre ish-sekretar amerikan të shtetit – Henry Kissinger, George Schutz dhe James Baker./Indeksonline/