Uji Dea

Zogaj:Jo të gjithë e kanë dashur Adem Jasharin

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Fotografia e famshme dhe e vetme publike ku shihet komandanti Adem Jashari bashkë me ish-presidentin, tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova, siç e shpjegon njëri prej të pranishmëve në atë foto, Skënder Zogaj, është bërë në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri.

Në një intervistë për Tribunën, ai ka shpjeguar respektin dhe admirimin që, sipas tij, kishte Adem Jashari për Rugovën gjatë kohës sa stërvitej në repartet ushtarake të Kosovës në Shqipëri, më 1993.

UBT

Zogaj ka folur edhe për takimet që ka pasur Ahmet Krasniqi me Azem Sylën e Xhavit Halitin, për vrasjet e Krasniqit dhe për ndarjen e luftës në dy fronte.

Ai është shprehur i bindur se jo të gjithë deputetët e sotëm të Kuvendit të Kosovës, e kanë dashur Adem Jasharin. /Indeksonline/