Eko Higjiena

Zogaj: Qeveria e kryeministrit grindavec

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Mustafa deri më tani ka dëshmuar një lidership hakmarrës ndaj kundërshtarëve të tij dhe kjo e ka bërë atë lider të dobët e grindavec, ka thënë për Kohën Ditore, Petrit Zogaj nga lëvizja “Fol”.

Për gjashtë muaj sa është në krye të Qeverisë, ajo çfarë e karakterizon Mustafën, sipas Zogajt, është titulli i një kryeministri status quo.

Duke folur për presionet e mëdha me të cilat u përball kjo Qeveri – migrimi ilegal dhe “rasti Jablanoviq”, Zogaj ka thënë se Mustafa keqmenaxhoi me këto procese.

“Lidershipi i zotëri Mustafës ka qenë i zbehtë prej momentit kur është konsideruar se do të jetë kryeministër…Ka treguar një lloj lidershipi hakmarrës ndaj kundërshtarëve të tij, duke e bërë lider të dobët dhe grindavec”, ka thënë Petrit Zogaj.

ARKATANA

Sa i përket politikës së jashtme, Zogaj në intervistën dhënë “Kohës Ditore” ka thënë se ajo më shumë ka qenë në shërbim të Hashim Thaçit sesa të Kosovës.

Zogaj ka folur edhe për transparencën e munguar, si dhe për premtimet e papërmbushura të Qeverisë Mustafa, veçmas për krijimin e vendeve të reja të punës.

http://koha.net/?id=27&l=62970