UBT

Zmbrapsja e Qeverisë para Serbisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Qeveria është poshtëruar dy herë radhazi në këtë fundvit, gjatë përballjes me Serbinë dhe me strukturat e saj që ilegalisht prej një dekade e gjysmë veprojnë pa u penguar në Kosovë. Është zmbrapsur nga reciprociteti e edhe nga mosnjohja e dokumenteve ilegale, shkruan sot Koha Ditore.

Në fund të shtatorit, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, pati premtuar zbatimin e reciprocitetit në çështjet e tabelave të regjistrimit të automjeteve.

Sipas saj, reciprociteti do të përfshinte çështjen e tabelave “prova”, të cilat Beogradi zyrtar i aplikon për automjetet e Kosovës me tabelat “RKS” që hyjnë dhe qarkullojnë në Serbi.

Eco Higjiena

Paralajmërimi i saj ishte se “shumë shpejt” të njëjtat do t’u vihen automjeteve me targa të Serbisë që hyjnë në kufi dhe qarkullojnë në territorin e Kosovës. Por, deri tash, një masë e tillë reciprociteti nuk është vënë në fuqi.

Ndërkaq, këtë javë Qeveria ka nxjerrë një udhëzim administrativ, me të cilin i shpall të paligjshme dokumentet personale, me të cilat janë pajisur serbët nga institucionet ilegale të Serbisë në Kosovë.

http://koha.net/?id=27&l=89618

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.