UBT

Zjarrvënësit shqiptarë e serb presin ndëshkimin

/ 2 minuta lexim

Gjilan- Dhjetëra propozim akuza janë ngritur nga Prokuroria Komunale për muajt korrik, gusht e shtator për zjarrvënësit e qëllimshëm të cilët presin ndëshkimin e Gjykatës tha kryeprokurorja Rabije Jakupi.

“Prokuroria Publike Komunale në Gjilan me kohë i ka përgatitur dhe proceduar të gjitha rastet ku është vërtetuar se zjarrvënësit kanë shkaktuar qëllimisht shkaktim të rrezikut të përgjithshëm të zjarreve” tha Rabije Jakupi kryeprokurore publike komunale.

Jakupi tha se ky institucion është treguar efikas për t`i përballur me drejtësinë të gjithë ata të dyshuar shqiptarë e serb të cilët për këta tre muaj të verës qëllimshëm kanë shkaktuar zjarre.

Jakupi tha se Gjykata ende nuk ka vendosur për asnjërin rast edhe pse lëndët me kohë janë përfunduar nga prokurorët.

Në propozim akuzat e ngritura nga prokurorët Shefik Mehmeti, Ismet Ukshini, Arben Ismajli, Isuf Sadiku dhe Esat Ademi janë akuzuar disa persona nga qytetet Gjilan, Kamenicë, e Viti.

Eco Higjiena

Tashmë propozim akuzat janë proceduar për veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” për personat e dyshuar : Sali Jahiri nga Vitia, Dragan Bogdanoviq nga Kamenica, Agim Spahiu nga Kamenica, Amir Hotlani nga Kamenica, Fatmir Murseli nga Begunca e Vitisë, Ekrem Halili nga Bujanoci me vendbanim në Gjilan, Albion Rrahmani nga Vitia, Zyhrije Rudhani nga Kamenica dhe Selim Rudhani nga Gjilani.

Të gjithë këta të dyshuar sipas propozim akuzave kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për njerëzit dhe pasurinë duke ndezur hamullor, bërllok, ara ,mbeturina, barishta, drunj dekorativ, pemë të ndryshme, e që kapin vlerën e qindra e mijëra eurove dëme.

Ndryshe për shkaktarët e zjarreve është folur edhe nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Ambientit. Mustafë Hyseni këshilltar i lartë në këtë ministri pak ditë më parë tha në një debat në Gjilan se 99 % e zjarreve në Anamoravë janë shkaktuar qëllimisht nga faktori njeri.

Kryeprokurorja Jakupi tha se dënimi për këta persona shkon deri në një vit duke përfshirë këtu edhe ata që nga pakujdesia i kanë shkaktuar zjarret./rajonipress/