Uji Dea

Zjarrfikësit me vullnet të madh-punojnë me mjete të mesjetës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Zjarrfikësit e Gjilanit edhe pse kanë vullnet të madh për të punuar dhe parandaluar zjarret në fshatrat e Gjilanit,ata punojnë me teknikë të mesjetës dhe pa mbrojtjen e duhur.

Përkundër paralajmërimeve nga ana e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim që të kihet kujdes gjatë ditëve të nxehta, njerëz të papërgjegjshëm të enjten kanë shkaktuar një zjarr në mes të fshatrave Dobërqan-Ranillug dhe Stublinë.

Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes nga zjarret e hapura që janë shkaktar i rrezikut të përgjithshëm.
Ai u ka bërë me dije qytetarëve të Gjilanit se rreptësisht është e ndaluar ndezja e hamulloreve,zjarreve të hapura në fusha ,male dhe hapësira tjera publike.

Ajeti ka kërkuar nga qytetarët që ta respektojnë këtë apel dhe të ndihmojnë dhe të respektojnë këto rregulla në mënyrë që të gjithë së bashku të ndikojmë në parandalimin e shkaktimit të zjarreve tha ai.

Hidromorava

Sipas Ajetit vetëm gjatë gjashtë mujorit të parë kanë pasur 200 intervenime në Gjilan. Por sa është i vlefshëm apeli i Ajetit drejtuar qytetarëve kur ata që duhet të përballen drejtpërdrejtë me stuhinë e zjarrit dhe parandalimin, punojnë dhe veprojnë me mjete të mesjetës.

Zjarri i shkaktuar ditën e enjte dhe reagimi i ekipit të zjarrfikësve edhe pse ishte i shpejt, megjithatë teknika jo e duhur,mungesa e veshjeve speciale dhe gjësendet tjera që duhet t`i ketë një zjarrfikës,atyre u mungonin.

Ishte një sakrificë e pamohueshme e zjarrfikësve për të shuar zjarrin,por komuna dhe drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim duhet urgjentisht ta ndërrojë strategjinë e veprimit. Zjarrfikësit duhet të pajisen me mjete adekuate të punës, sa nuk ka pësuar ndonjëri prej tyre në teren./rajonipress/