UBT

Zjarrfikësit kalojnë në përgjegjësi të ministrisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan -Me bartjen e këtyre shërbimeve në nivel qendror mënyra e shërbimit do të jetë më efikase kurse komunat që janë më afër njëra-tjetrës do të ndihmojnë edhe komunat tjera, ka thënë Fadil Kodra, kryeshef i menaxhimit të divizionit të emergjencave në MPB.

Komuna e Gjilanit dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, këtë të martë kanë nën shkruar një memorandum mirëkuptimi, nëpërmjet të cilit pjesëtarët e shërbimit në zjarrfikësve dhe të shpëtimit transferohen në nivel qendror.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, ka thënë se përgjegjësia në këtë sektor vazhdimisht është rritur dhe se komuna e Gjilanit e me këtë edhe ato në fqinjësi kanë pasur dëme shumë të vogla nga fatkeqësitë natyrore, derisa puna në terren ka qenë shumë efikase.

Ai ka thënë se më i vështirë ishte viti 2007, kur pati shumë zjarre e dëme, kurse ka shtuar se tashti në këtë shërbim ka pjesëtarë të moshës së re, të cilët kanë bërë që punët të ecin mbarë.

Fundamenti

Ai ka thënë se kanë pranuar pjesëtarë të rinj të shërbimit zjarrfikës edhe pse ka pasur mungesa buxhetore dhe se një gjë të tillë e kanë bërë edhe nga e dhëna se në Kosovë ka komuna që janë shumë më të vogla se Gjilani apo dhe përafërsisht të njëjta, por që kanë numër më të madh të punësuarve në këtë shërbim. Ai ka shprehur bindjen se me këtë unifikim ligjor do të ketë shërbime edhe më të mira.

Fadil Kodra, kryeshef i menaxhimit të divizionit të emergjencave, ka thënë se me bartjen e këtyre shërbimeve në nivel qendror mënyra e shërbimit do të jetë më efikase dhe se komunat që janë më afër njëra-tjetrës do të ndihmojnë edhe komunat tjera.

Ai ka thënë se po ndryshon vetëm mënyra e menaxhimit dhe se ata do të jenë edhe më tej në shërbim të qytetarëve, por mënyra e reagimit do të jetë më e shpejtë.

Blerton Ajeti, drejtor për Emergjencë dhe Shpëtim në Gjilan, ka thënë se në nivel qendror do të barten 37 punëtorë, por se problem mbeten nëntë punëtorë që tash e katër vite punojnë me kontratë në vepër dhe që janë njerëz që shumë i kanë ndihmuar këtij shërbimi e që janë të moshës së re, andaj ai ka kërkuar që edhe për ta të gjendet zgjidhje e përhershme, ngase siç u shpreh Ajeti, ata dhanë kontribut jo vetëm për komunën e Gjilanit, por edhe për komunat tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj: