GRANDEMALL

Zjarrfikësit fillojnë renovimin e objektit të tyre me iniciativë vullnetare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Stafi i udhëheqës i zjarrfikësve së bashku me të gjithë punëtorët që kanë në dispozicion, kanë marrë sot një iniciativë për renovimin e objektit të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Komandanti i Shërbimit të Zjarrfikësve, Shaip Ismajli, është shprehur se këtë iniciativë e kanë marrë për të pasur kushte më të mira të punës dhe se presin ndihmë edhe nga kompanitë private në Gjilan.

“Duke marrë parasysh kushtet në këtë objekt që janë bukur të vështira, stafit udhëheqës së bashku me zjarrfikësit kemi marrë iniciativë ta rinovojmë këtë objekt. Po e bëjmë rregullimin e dyshemesë, e mureve anësore, të kuzhinës etj. Kemi kërkuar material nëpër firma të ndryshme dhe me ndihmën e firmave si “Pro Eng” etj, po bëhet i mundshëm ky rinovim. I tërë objekti ka nevojë për renovim. Por, duke i pasur parasysh kushtet financiare që i ka Komuna, aq sa ka mundësi, aq do të bëjmë”, ka thënë Ismajli.

UBT

Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ka parë nga afër këto punime dhe ka falënderuar stafin e zjarrfikësve që po bëjnë punë vullnetare dhe pa implikime buxhetore.
“Këtu po shoh një punë shumë të mirë që po bëhet nga ana juaj. Ju përgëzoj për këtë aksion, meqë është punë vullnetare dhe nuk ka implikime buxhetor. I falënderoj edhe kompanitë e Gjilanit që po ju ndihmojnë në përmirësimin e kushteve në këtë objekt për ta pasur më të lehtë funksionimin tuaj si shërbim emergjent. Me iniciativat tuaja vullnetare, ju jeni shembull si institucion”, tha Kadriu.

Javë më parë, po me iniciativë të stafit të zjarrfikësve, janë rregulluar shkallët para hyrjes së këtij objekti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.