Zjarrfikësit e Vitisë kalojnë në kompetencë të nivelit qendror

Gjilan – Arifi tha se shpresojmë që pas nënshkrimit të këtij memorandumi dhe kalimit të kompetencave nga niveli lokal në atë qendror do të bëhet një menaxhim më i mirë i krizave dhe i fatkeqësive të ndryshme.
Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi ka pritur një delegacion të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, ku me këtë rast ka nënshkruar një memorandum për kalimin e shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit si dhe të Inspektorëve të Preventives nga niveli lokal në atë qendror konkretisht në kuadër të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.
Arifi tha se shpresojmë që pas nënshkrimit të këtij memorandumi dhe kalimit të kompetencave nga niveli lokal në atë qendror do të bëhet një menaxhim më i mirë i krizave dhe i fatkeqësive të ndryshme.
Arifi ju uroj atyre marrëveshjen e arritur duke u zotuar se do të bashkëpunoj ngushtë me mekanizmat përcjellës në të mirën e qytetarëve.
Gjatë këtij takimi ai i njoftoj përfaqësuesit e Agjencionit lidhur me gjendjen e këtyre shërbimeve duke shpresuar se shumë vështirësi me të cilat janë përballuar ata do të eliminohen me rastin e implementimit të këtij memorandumi.
Këtë memorandum e nënshkruan Kryetari i Komunës Nexhmedin Arifi si dhe Alush Beqiri Drejtor i Departamentit të Parandalimit të Emergjencave./rajonipress/