KKVITI

Zjarrfikësit e Gjilanit të gatshëm për tu përballur me sfidat gjatë vitit 2013

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zjarrfikësit e Gjilanit vetëm në vitin 2012 kanë kryer 878 intervenime. Shaip Ismajli komandant i shërbimit të zjarrfikësve në Gjilan tha për rajonipress se atyre u mungon një automjet sulmues për intervenim të parë.

Kanë kryer shumë shërbime e intervenime gjatë vitit 2012. Janë të gatshëm që edhe në vitin 2013 të punojnë me përkushtim e përgjegjësi, por zjarrfikësit gjilanas kanë vetëm një automjet të terrenit i cili ua pamundëson atyre shërbimet e mira e të shpejta në terren sidomos gjatë kohës së verës kur zjarret përhapen me shpejtësi.

Shaip Ismajli është komandant i shërbimit të zjarrfikësve në Gjilan. Ai për rajonipress tha se ky shërbim ka rreth 32 zjarrfikës kurse atyre u mungon një automjet sulmues për intervenimin e parë i cili kushton hiq më pak se 100 mijë euro.

FIDANISHTJA

Ismajli tha se kanë kërkuar nga komuna që të blejnë këtë automjet, por ende janë në pritje të realizimit të kërkesës së tyre. Sipas Ismajlit më së shumti këtë vit ka pasur intervenime nëpër shtëpitë familjare, pastaj tek ato të defekteve të rrymës, intervenime ka pasur edhe tek shtëpitë që nuk i pastrojnë oxhaqet.

Shërbime nga zjarrfikësit kërkojnë edhe serbët. Sipas tij gjatë muajve të verës kryesisht ka zjarre fushore e malore.”Ne e kemi vetëm një automjet të terrenit kurse kemi edhe mungesë të gypave. Ne kemi pranuar një ndihmë nga Zvicra si donacion, por ato kryesisht vlejnë për të intervenuar në qytet” tha Ismajli.

Ismajli tha se automjeti i tyre sulmues i cili është i prishur duhet të riparohet, por që kushton rreth 2500 euro./rajonipress/

Mund të ju interesoj: