Zjarret po shkatërrojnë dhe shkretojnë qindra hektarë tokë dhe male

Gjilan -Në stacionet policore të Rajonit Gjilanit vetëm javën e fundit janë raportuar një numër i konsiderueshëm raste të zjarrit tha Ismet Hashani.
Policia në Gjilan e ka alarmuar situatën e zjarreve në Gjilan e cila sipas tyre tashmë po shkatërron qindra hektarë tokë e male. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se edhe për kundër përgjigjes së shpejtë duke dal në vendin e ngjarjes nga njësitet Patrulluese policore dhe lajmërimit me kohë dhe veprimit të shpejtë të njësive të Zjarrfikëseve zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronat e qytetarëve e veçanërisht në komunën e Kamenicës .
Hashani ka akuzuar edhe bujqit të cilët djegin e hamulloreve e kanë shndërruar në dukuri që me vite po përsëritet nga bujqit. “Ata po djegin arat dhe hamulloret e korrura më parë në mënyrë të pa vetë dijshme dhe po shkaktojnë dëme të mëdha materiale duke djegur dhe shkatërruar sipërfaqe të tëra malesh por edhe objekte banimi në raste të ndryshme” tha Hashani.
Sipas tij Policia Rajonale ka shtuar patrullimet dhe planet vepruese si dhe janë ndërmarr masat preventive në mënyrë që mos të ketë zjarre nëpër sipërfaqe të arave dhe maleve andaj edhe i thërret dhe apelon qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm dhe në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në prona të hapura.
Kush do qoftë që takohet apo dihet se ka ndezur zjarr veçanërisht në këto ditë kur temperaturat që po mbretërojnë këto ditë janë edhe një faktor që ndikon në përhapjen e zjarreve, do të ndiqet penalisht konformë ligjit tha Hashani./rajonipress/