UBT

Zjarret në Komunën e Vitisë, të gjitha të qëllimshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Dëmet nga zjarret për çdo vit sa shkojnë e rriten, në fshatin Ramjan, Komuna e Vitisë, rreth orës:14:30, janë shfaqur disa zjarre fushore, të cilat ofroheshin afër shtëpive të banimit, dhe paraqisnin rrezik për ato familje!

Disa nga qytetarët na kontaktuan, dhe na njoftuan për rastin, dhe pa humbur kohë informuam Njësitin e Zjarrfikësve në Viti, dhe këta të fundit kanë dalur në vendngjarje.

Edhe gjatë këtij viti, zjarret e rëna në territorin e Komunës së Vitisë, kanë djegur me qindra hektarë pyje e kullota.

EVSB vlerëson se zjarret në Komunën e Vitisë, nuk janë prej ndryshimit të klimës, ato janë të gjitha të qëllimshme”!.

Sipas EVSB-së, zjarret kanë qenë dhe janë vepër e dorës së njeriut, dhe duhen konsideruar si krime ndaj natyrës!

Mobi Casa

EVSB, falënderon Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, dhe banorët e këtij lokaliteti, të cilët vullnetarisht u bashkëngjitën në aksionin për shuarjen e zjarreve, dhe së bashku me PK-në, Zjarrfikësit e Komunës së Vitisë, arritën të ndalojnë përhapjen e më tutjeshme të zjarreve, dhe falë këtij bashkëpunimi, zjarret u shuan tërësisht.

EVSB mendon se të gjithë shkaktarët, duhet të dënohen ligjërisht me hetim, gjykim dhe ndëshkim.

Aktualisht, nuk kemi shifra konkrete për dëmet e shkaktuara nga zjarret.
EVSB, kërkon që ekspertët të dalin në teren, dhe të punojnë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga zjarret, dhe në ditët apo javët pasuese të bëhen publike raportet dhe të dhënat përkatëse.

EVSB, dyshon se fshehja e autorëve, po bëhet e qëllimshme nga dikush pasi nuk po arrihet të arrestohet askush nga këta të fundit thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/