GRANDEMALL

Zjarret janë bërë shqetësuese, por edhe të rrezikshme për qytetarët e Vitisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Të hënën rreth orës 12:00, në fshatin Ramjanë, Komuna e Vitisë, ndodhi një zjarr ku për pasojë u djegë një stallë, dhe me qindra ballë (duaj) të barit (sanë). Zjarri përpos stallës, djegu dhe shkatërroj gjithçka që gjendej aty brenda sajë si: Grurë, misër, ushqime të kafshëve, dhe Traktori me mjetet e tija përcjellëse bujqësore!

Edhe pse disa nga familjarët, dhe disa bashkëfshatar u munduan me gjithë forcën që të shpëtojnë diçka nga aty, por nuk patën asnjë mundësi tjetër, përpos shpëtimit të kafshëve, ishin brenda disa krerë lopësh, por ato fatmirësisht shpëtuan,pasi i larguan nga stalla.

Pronari bëri thirrje tek EVSB, dhe njoftoj për rastin, ne menjëherë njoftuam njësitin e zjarrefiksave në Viti, dhe Policin e Kosovës, ku pa humbur kohë, këto njësite dolën në vendndodhje, dhe arritën që zjarrin ta lokalizojnë.

Sipas burimeve të njësisë së zjarrefiksave, dhe PK-së, për të njëjtën kohë janë bërë thirrje për 5-6, raste të zjarreve fushore, nëpër pjesë të ndryshme të meritorit Komunal, por prioritet i është dhënë rastit në fshatin Ramjan.

FIDANISHTJA

EVSB, sipas pronarit Gafurr Ekrem Emërllahu, dhe disa dëshmitarëve tjerë të fshatit, thuhet se si pasoj e zjarrvënës është rryma.
EVSB, të dyshuar nuk ka,dhe shkaktar kryesorë i zjarrit, sipas dëshmitarëve dyshohet të jetë rryma elektrike!

EVSB, falënderon Njësitin e Zjarrfiksave në Viti, PK-në, dhe gjithë ata bashkë qytetarë që ndihmuan në shuarjen e zjarrit.
Po ashtu falënderojmë dhe prezencën e KFOR-it, Amerikan.
Zjarrit fatkeqësisht i ndihmoj në rritje edhe era e fortë që u krijua bash në rastin kritik!

EVSB, u bënë thirrje publike të gjithë qytetarëve të Komunës së Vitisë, që të mos bëjnë ndezjen e zjarreve fushore. Sipas ekspertëve bujqësor, ndezja e hamulloreve përveç se është e dëmshme për tokën bujqësore, ato mundë të shkaktojnë dhe rreziqe tjera për pasurinë e qytetarëve.

Kjo thirrje po bëhet tani pasi që ditëve të fundit janë shpeshtuar zjarrvënjet në territorin e Komunës së Vitisë.
Zjarret të cilat shkaktohen nga faktori njeri, të gjithë ata keqbërës të marrin dënimin e merituar sipas ligjeve në fuqi thuhet në njoftimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.