Zjarret janë bërë dukuri shqetësuese për qytetarët e Vitisë

Viti – EVSB e Vitisë reagon ndaj zjarrevënjeve të qëllimshme, sepse zjarret fatkeqësisht po i shkakton faktori njeri dhe askush tjetër.
Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu, thotë se të dielën në orët e mbrëmjes janë shfaqur disa zjarre, njëri ishte afër fshatit Goshicë, dhe dy zjarre t’jera mbi fshatin Ramjanë, tek vendi i ashtuquajtur Bagdat, rruga në drejtim të fshatit Sllakovcë. Dhe pa humbur kohë e kemi njoftuar njësitin e zjarrfikësve në Viti, të cilët menjëherë kanë arritur në vendngjarje.
Por erërat e mëdha po e shpejtojnë përhapjen e zjarreve, dhe po u shkaktojnë vështirësi edhe zjarrefikseve për të intervenuar në shuarjen e zjarreve.
EVSB e Vitisë, jemi të kënaqur me intervenimin e zjarrfiksave të Komunës së Vitisë, ata sa herë janë në gjendje gatishmërie dhe intervenimi nga ta bëhet i shpejtë, mbas orës 21:45, u lajmëruan zjarrfikësat dhe shumë shpejt arritën në vendngjarje ku ishin të përhapura zjarret.
EVSB bënë thirrje tek institucionet e vendit dhe te të gjithë qytetarët që të jen të kujdesshëm dhe mos të shkaktojnë zjarre, sepse vënja e zjarreve është krim, si ndaj natyrës, por dhe ndaj qytetarëve, të shkatërrosh të djegësh malet apo pishat, është më shumë se krim.
Të gjithë së bashku mundë t’ja dalim, ta mbrojmë natyrën dhe t`i mbrojmë malet tona.
Individët e pa përgjegjshëm të vihen para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.
Edhe tani ende zjarrfikësit po ballafaqohen me zjarret thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/