FIDANISHTJA

Zihen për letërsinë: poeti vret prozatorin!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prozatori i dehur nuk i pranon “argumentet” e poetit, se poezia është më me vlerë se proza. Kështu poeti, po ashtu i dehur, e godet me thikë për vdekje rivalin e vet.

Se poezia mund të jetë “e rrezikshme për jetë” e ka provuar tragjikisht një rus, adhurues i flakët i prozës. Atë e ka vrarë me thikë një tifoz ekstrem i poezisë. Kjo ka ndodhur me të vërtetë pak kohë më parë në Rusi, në mes të dy të dehurve të cilët i kishin hyrë thellë garës me fjalë se cila ka më shumë vlerë proza apo poezia. Në nxehje e sipër të kësaj gare, pasi që prozatori nuk i pranon “argumentet” e poetit, ky i fundit nuk duron më dhe e godet me thikë rivalin e vet. Adhuruesi i prozës në këtë mënyrë e paguan me jetë pasionin e tij.

Hidromorava

Se ky konflikt i pazakonshëm ka ndodhur me të vërtetë, e kanë konfirmuar edhe autoritetet policore të regjionit Serdlowsk ku gjendet qyteti Irbit. Ata kanë thënë për mediet se dy meshkujt e dehur, zënkën e kanë filluar duke u shtyrë se cila ishte më e rëndësishme: poezia apo proza.

Pasi që “poeti” ka vrarë ”prozatorin”, ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është fshehur në shtëpinë e një të njohuri. ku policia e ka kapur dhe e ka arrestuar atë./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.