UBT

Zidane ka besim te Franca

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, beson se Franca do të shkojë larg në Evropianin 2012.

Zidane ishte pjesë e Përfaqësueses së Francës që kishte fituar Botërorin 1998 dhe Evropianin e vitit 2000. Ai beson se Franca e drejtuar nga ish-bashkëlojtari i tij Laurent Blanc ka gjasa të mira në “Poloni e Ukrainë 2012”.

Mobi Casa

Franca është në një seri prej 21 ndeshjeve pa humbje. “Jam një përkrahës i madh i kësaj skuadre dhe kam një parandjenjë të mirë për ta”, ka thënë Zidane, përcjell “AP” të enjten. Franca në ndeshjen e parë të fazës grupore do të përballet me Anglinë.