FIDANISHTJA

Zhgënjejë presidentët!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prejse është zgjedhur në postin e presidentit, Hashim Thaçi ka kërkuar që të ndryshohet formati i dialogut të Brukselit. Ndërsa, tani pas përfshirjes së presidentëve të të dyja vendeve në këtë proces vlerësohet se dialogu nuk do të sjellë rezultate konkrete, përveçse do t’i shërbejë Thaçit për faktorizim. Formati i ri, sipas analistëve, do të përcillet me dështime të vjetra, shkruan sot, gazeta Zeri.

Përfshirja e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe i atij të Serbisë Tomislav Nikoliq në dialogun Prishtinë – Beograd nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim të “prekshëm” në këtë proces, edhe pse dialogu ka marrë epitetin e “Formatit të ri”.

Madje, opozita dhe analistët politikë vlerësojnë se ngritja e nivelit të bisedimeve vetëm sa do t’i shërbejë kreut të shtetit për faktorizim, gjë për të cilën Thaçi ka insistuar që nga zgjedhja në postin e të parit të shtetit. Ata thonë se dialogu nuk po arrin t’i normalizojë marrëdhëniet në mes të Kosovës e Serbisë, prandaj kërkojnë që ai të ndalet.

Hidromorava

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimit të parë të këtij niveli ka thënë se të dyja palët janë pajtuar se dialogu nuk ka alternativë dhe se ky proces po hyn në fazën finale.

“Dakordimi tjetër është gatishmëria që të vazhdohet dialogu në nivelin e lartë politik, për çka jemi të gatshëm të japim kontributin maksimal. Shpresoj që me ndihmën e ndërmjetësueses do të arrijmë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e një situate të paqes e të sigurisë”, ka potencuar Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.