Uji Dea

Zhegrova vazhdon të mbetet objektiv i kampionit italian

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Edon Zhegrova nuk e di ende se në cilin ekip do të luajë në sezonin e ardhshëm.Ylli kosovar aktualisht është pjesë e Lillet, por kjo nuk nënkupton se ai do të luajë gjithsesi në kampionatin francez në edicionin 2023/24.

Në fakt, “Messi kosovar” mund të përfundojë në Serie A.Para një kohe atë e donte Milani, por përfaqësuesi kosovar është objektivi real i Napolit.

Kampioni italian e sheh 24 vjeçarin si zëvendësues ideal të Lozanos, i cili pritet të largohet nga stadiumi “Diego Maradona”.

UBT

Sipas mediave italiane, Zhegrova është favorit për t’u bërë bashkëlojtar me Amir Rrahmanin, por Napoli i ka në opsion edhe Teten e Shakhtarit, dhe Johan Bakayokon e PSV Eindhoven.

Zhegrova do të ishte i gatshëm ta bëjë hapin e radhës në karrierë, ndërsa nuk e ka fshehur ëndrrën e tij të fëmijërisë që një ditë të luajë në Barcelonë.

Kohë më parë spekulohej edhe për një interesim të mundshëm të Arsenalit për lojtarin kualitativ, me aftësi të jashtëzakonshme driblimi dhe depërtimi në zonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.