Fidanishtja

Zhegrova e ka një mesazh për tifozët pasi e mori çmimin “Lojtari i Muajit”

/ 2 minuta lexim

Ylli kosovar bëri paraqitje të shkëlqyeshme me Lillen në muajin e kaluar, ndërsa e realizoi edhe një gol spektakolar ndaj Angers, i cili gjithashtu u zgjodh si goli i muajit, duke e mposhtur madje edhe golin e Lionel Messit.

Zhegrova e fitoi rolin e titullarit muajin e kaluar dhe tifozët e ish-kampionit francez nisën ta zbulonin fenomenin e tyre të ri, shkruan “Gazeta Express”.

Ai i solli freski ekipit duke marrë topa të shpejtë, duke bërë driblime dhe lëvizje të shkëlqyeshme, me ç’rast i mahniti të gjithë me aftësitë e tij.

Dhe, falë paraqitjeve të mira, Zhegrova e fitoi çmimin “Lojtari i Muajit”, të cilin e mori edhe zyrtarisht dje, siç mund ta shihni duke klikuar KETU

E Zhegrova po e shijon në maksimum këtë trofe, të cilin e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale.

Uji Dea

Madje, ai e kishte edhe një mesazh për tifozët.

“Faleminderit të gjithë mbështetësve”, ka shkruar 23 vjeçari në Instastory, duke ia bashkangjitur fotos edhe çmimin ‘Le Dogue du Mois”, shkruan “Gazeta Express”.

Zhegrova ishte transferuar në Lille në muajin janar nga Baseli dhe deri tash i ka realizuar dy gola me ekipin nga Ligue 1.

Për të spekulohet se interesim ka shfaqur Arsenali. /Gazeta Express/