RCCOLA

Zhegra,Lladova e Malisheva përfitues të rikonstruimit kadastral

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gani Neziri tha se tri zonat kadastrale Zhegra,Lladova dhe Malisheva do të incizohen në mënyrë profesionale dhe të saktë të gjitha tokat,shtëpitë dhe familjet,ku përfitues do të jenë vet banorët meqë procedurat juridike të bartjes bëhen falas.

Drejtoria e Kadastrit e ndihmuar nga Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe i sponsorizuar nga Banka Botërore ka filluar të bëjë rikonstruimin në tri zonat e Gjilanit që llogaritet si njëri nga investimet dhe përfitimet më të mëdha dhe më serioze në këto 10 vitet e fundit.

Gani Neziri drejtor i kadastrit tha se tri zonat kadastrale Zhegra,Lladova dhe Malisheva do të incizohen në mënyrë profesionale dhe të saktë të gjitha tokat,shtëpitë dhe familjet,ku përfitues do të jenë vet banorët meqë procedurat juridike të bartjes bëhen falas.

Neziri tha se të gjithë banorët e këtyre tri zonave që deri tani i kanë shfrytëzuar tokat,arat,livadhet,shtëpitë etj, do të kenë mundësi vetëm me prezencën e tyre dhe të dëshmitarëve apo të mexhenikëve të kryejnë bartjen juridike dhe të bëhen pronar të ligjshëm të tyre.

Fundamenti

Sipas tij banorët duhet të jenë bashkëpunues dhe të pranishëm ditën kur bëhet incizimi. Ekipi profesionist që do të bënë incizimin në teren është një kompani nga Shqipëria. Neziri ka kërkuar nga qytetarët që të jenë bashkëpunues dhe kurrsesi pengues të këtij procesi shumë domethënës.

Ai tha se ekipi nga Shqipëria do të bëjë matje të saktë,profesionale dhe nuk ka mundësi të gabohet.”Unë jam i zhgënjyer me banorët e Malishevës të cilët shumë pak kanë shprehur interesim për këtë projekt. Derisa ata të Lladovës kanë treguar një interesim shumë të madh” tha ai.

Ndryshe Gjilani ka 54 zona kadastrale gjithsejtë dhe matje të tilla janë bërë vetëm në vitet 1958 dhe 1971./rajonipress/