UBT

Zhegra kërkon trafostacion

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ndër problemet e shumta në të cilat ballafaqohet qyteza e Zhegrës është edhe furnizimi i dobët i rrjetit të energjisë elektrike. Si pasojë e tensionit të ulët në shumë lagje të Zhegrës që sillet nga 110 V deri 160 V, pajisjet elektrike të amvisërisë dhe komerciale janë jashtë funksionimit e jo rrallë vije edhe deri te djegia e tyre.

Ruhan Kurteshi nga IQZH duke kërkuar nga Behar Mehmeti i shërbimeve publike realizimin e kërkesës së tyre ka thënë se në të kaluarën kemi bërë kërkesa për vendosjen e trafo ve të reja, por deri më tani kërkesat tona edhe përkundër premtimeve nuk janë realizuar.

Gjendja me alarmante është në trafo TS-353 afër varrezave të Zhegrës, e cila trafo është e ngarkuar me 184 konsumator, e trafo ka fuqinë 160 KVA që është e pamjaftueshme për furnizim stabil me energji elektrike.

RCCOLA

Prandaj kërkojmë urgjentisht nga ju në bashkëpunim me KEK-un të caktoni lokacionin vendosjen e trafos së re.

Në faturat e KEK –ut, përveç faturimit harxhues të rrymës janë të përfshira edhe taksat për mirëmbajtjen e rrjetit dhe TVSH –së, andaj si konsumator nuk kemi obligime shtesë për participim./rajonipress/