Hidromorava

Zhegra kërkon shkollë të mesme

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kërkesat e profesorëve, nxënësve dhe komunitetit janë që sa më shpejt të fillojnë përgatitjet për ndërtimin e një godine të re shkollore për nxënës të shkollave të mesme thotë Ruhan Kurteshi.

Ndërtimi i kësaj shkolle sipas Iniciativës Qytetare të Zhegrës është më se e qëlluar, me perspektivë dhe vizion shumë premtues, si për shkollat e mesme të Gjilanit, ashtu edhe për nxënësit që do të përfitonin më së shumti.

Në një letër që kjo iniciativë u ka dërguar drejtorisë së arsimit,ministrit Buja dhe institucioneve tjera relevante thuhet se Zhegra një ndër vendbanimet më të mëdha në Komunën e Gjilanit me mbi 5000 banorë, dhe 16 fshatra me mbi 6000 banorë, tani me mbi 1400 nxënës që vijojnë shkollën fillore, dhe mbi 200 nxënës të shkollave të mesme që mundohen ti ndjekin mësimet, në godinën e ish shkollës fillore “Agim Ramadani” që tash më është ngritur edhe më shumë rreziku i rrënimit nga vjetërsia, por më tepër nga tërmeti që pat pësua dëme të konsideruara.

Ruhan Kurteshi ka sqaruar se edhe pse në kushte shumë të këqija, në Zhegër funksionon Gjimnazi “Zenel Hajdini” me dy drejtime:Drejtimi i përgjithshëm, dhe Drejtimi i shkencave shoqërore ku mësimet i ndjekin 110 nxënës, për të cilët kujdesën 26 profesor.

ARKATANA

Edhe ,Shkolla e Mesme Ekonomike “Marlin Barleti” Gjilan, ka arritur që në Zhegër t`i ketë 122 nxënës që vazhdojnë shkollimin në 8 paralele me përgatitje profesionale, siç

Sipas Kurteshit gjenerata e parë e dalë nga kjo shkollë, 80% e kanë dhënë me sukses provimin kombëtar, çka është një inkurajim për profesorët dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Sipas mendimit të profesionistëve të arsimit, një numër i konsideruar nga këto vendbanime, është regjistruar jashtë Zhegrës për arsye të kushteve, e një shkollë e re, do të evitonte rrezikun e pa nevojshëm të nxënësve dhe kuadrit arsimor nga rrënimi eventual i godinës së dëmtuar, kurse nga ana tjetër do hapej mundësia për shtimin e profileve të tjera profesionale, që do të ndikonte edhe në stabilizimin e numrit të nxënësve në shkollat e mesme të Gjilanit tha Kurteshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.