UBT

Zhegra kërkon investime-i jep ultimatum pushtetarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mustafë Jashari në emër të Iniciativë Qytetare të Zhegrës tha se kërkohet urgjentisht asfaltimi i disa rrugëve në të kundërtën nëse nuk ndërmerret asgjë benda dy javësh protesta pritet të radikalizohet.

Banorët e Zhegrës në mënyrë të organizuar,edhe pse jo në numër të madh,kanë protestuar para zyrës së kryetarit Qemajl Mustafa. Me pankarta në duar dhe me zhurmën e sirenave ata janë ndaluar para zyrës së kryetarit ku edhe kanë prezantuar kërkesat e tyre.

Mustafë Jashari në emër të IQZH tha se po flas në emër të 16 fshatrave të Karadakut për të protestuar për injorimin,neglizhencën dhe papërgjegjësinë e drejtorive të komunës ndaj nevojave më elementare të banorëve të kësaj ane.

Fundamenti

Mustafa tha se janë tubuar pikërisht nga reagimi që i kanë sjellur drejtoria e shërbimeve publike dhe ajo e projekteve. Jashari tha se për çdo vit u kemi përsëritur kërkesën për asfaltimin e rrugës së Zhegrës që lidhë magjistralen Ferizaj-Gjilan dhe Lladovë-Nasalë-Remnik.

Sipas Jasharit drejtoria e shërbimeve publike nuk u ka dhënë përgjigje adekuate meqë ajo e ka hequr përgjegjësinë nga vetja duke na thënë se është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Jashari tha se regjioni i Zhegrës ka dhënë heronj si Idriz Seferi e Agim Ramadani dhe sërish po injorohemi e anashkalohemi.”Heshtjes sonë i ka ardhur fundi dhe ju lutemi ndërmerrni hapat e parë” tha Jashari.

Jashari tha se nëse gjatë dy javëve të ardhshme nuk ndërmerret asgjë banorët e Zhegrës do të bllokojnë magjistralen Ferizaj-Gjilan. Nga protestuesit pati edhe të atillë që nuk e fajësonin Qemajl Mustafën.Nexhmedin Elezi tha se kjo protestë ka për qëllim që ta ndihmojë kryetarin e komunës sepse edhe a`i po injorohet nga qendra. “Ne jemi të interesuar që ta ndihmojmë kryetarin” tha ai. Protesta është shpërndarë e qetë dhe pa incidente./rajonipress/

Mund të ju interesoj: