Zhegra i shkruanë Petroviqit

Gjilan – Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH), që nga viti 2005, ka bërë kërkesa dhe ka takuar liderë politikë dhe personalitete të larta të institucioneve të Republikës së Kosovës, për formimin e Komunës së Zhegrës, që do të përfshijë territorin e vendbanimeve që i ka pasur deri më 1959, kur Komuna e Zhegrës ishte bartur në Komunën amë të Gjilanit, me përjashtim të Pasjanit, që tani na është ndarë me Planin e Presidentit Ahtisaari, që iu bashkëngjitë Komunës së Re të Parteshit ka përkujtuar Ruhan Kurteshi.

Ruhan Kurteshi nga kjo iniciativë thotë se kërkesat tona janë përsëritur nëpër takime të ndryshme, tani edhe e kemi përsëritur kërkesën tonë dhe kemi pritur shumë, por ende përgjigje nuk kemi marr me shkrim. “Deri tash, i nderuari zoti ministër, pos premtimeve, edhe të atyre gjatë fushatave zgjedhore, nuk kemi parë asgjë duke lëvizur në këtë drejtim, e as përgjigje në kërkesën tonë” e ka përkujtuar Kurteshi Sllobodan Petroviqin e MAPL-së.

“Ne, Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH) me përkrahjen e qytetarëve të Zhegrës me rrethinë dhe të diasporës (rreth 40 – 50% e popullatës së këtyre vendbanimeve), kërkojmë nga ju, i nderuari Petroviq, që mos ta injoroni kërkesën tonë, e cila, me vite të tëra gjendet në zyrat e Ministrisë suaj. Ne shpresojmë se të gjithë personalitetet e institucioneve dhe subjekteve politike të implikuar dhe premtuesit vullnetarë për formimin e Komunës së Zhegrës, që kemi kënaqësi t’i informojmë me nga një kopje të kësaj kërkese, do na mbështesin fuqishëm, kështu që, edhe premtimi e kahershëm i ministrisë suaj, presim të të realizohet”.

Kurteshi thotë se afatet ligjore për përgjigje duket nuk janë respektuar, dhe tani nuk besojmë se do të prisnim gjatë për ta lexuar propozimin tuaj për formimin definitiv të Komunës së Zhegrës. “Do të ishte kundër vullnetit tonë po të detyrohemi të kërkojmë ndonjë zgjidhje alternative. Premtimet i kemi në konsideratë dhe u jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre, por tash ka ardhur koha dhe duam realizimin e këtij premtimi pa vonesa” ka thënë Kurteshi në letrën e tij që ua ka dërguar të gjitha institucioneve relevante në Kosovë. /rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS