GRANDEMALL

Zhbogar: Së shpejti raporti lidhur me liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se së shpejti do të del raporti i dy misioneve vlerësuese të Komisionit Evropian, në lidhje me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Sipas RTK-së, ai ka shtuar se raportet do t’i shërbejnë Qeverisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme, deklarata këto të bëra gjatë lansimit të projektit “Fuqizimi i kapaciteteve për hetime penale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, projekt ky i Binjakëzimit në mes të Republikës së Kosovës, Gjermanisë dhe Hungarisë.

Samuel Zhbogar u shpreh se raporti i dy misioneve vlerësuese të BE-së, për udhërrëfyesin e liberalzimt të vizave do të do të përshkruaj të arriturat dhe dobësitë në pesë blloqet kryesore që lidhen me këtë çështje.

“Do të vë bazat për punën e mëtutjeshme dhe reformat që do të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës, nga binjakëzimi, nga zyra e jonë, nga EULEX-i, vetëm për ta mbështetur Qeverinë e Kosovës në mënyrë që të udhëtohet pa regjim të vizave”.

GRANDEMALL

Shtohet se ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ka thënë se edhe me heqjen e vizave, detyrimet dhe përgjegjësitë e institucioneve të Kosovës shtohen edhe më shumë, veçanërisht në sigurimin e kufijve dhe parandalimin e migracionit ilegal.

Ndryshe, projekti i binjakëzimit “Fuqizimi i Kapaciteteve për hetime penale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, do të zbatohet për 30 muaj nga Gjermania dhe Hungaria.

Projekti kap vlerën 1.8 milionë euro dhe synon mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, në parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.