ARKATANA

Zhbogar pret një marrëveshje më 2 prill

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar ka thënë se pret arritjen e një marrëveshje në takimin e radhës më 2 Prill, në Bruksel.

Zhbogar ka thënë se kjo marrëveshje do të ndikonte në normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Për këtë arsye edhe përfaqësuesja e lartë nuk po dëshiron të imponojë zgjidhje. Dëshirojmë që të dyja palët të përfituese dhe të kemi një zgjidhje të qëndrueshme”, ka thënë sot Zhbogar. Ai ka theksuar se nuk ka presion ndërkombëtar për të arritur deri te marrëveshja.

“Të dy kryeministrat kanë qenë shumë të çart se nuk ka ndonjë presion ndërkombëtar. Mirëpo mund të ketë presion nga shtet e tyre”, ka theksuar Zhbogar, duke shtuar se është një oportunitet ose mundësi unike që të arrihet deri te një zgjidhje e cila do të lirojë një peshë nga kraharori i të dy kombeve.

Fundamenti

Arritja e marrëveshjes, sipas tij, do të normalizonte marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Do të normalizonte vetë situatën në Kosovë dhe kur të kemi normalizim të gjendjes mund të merren edhe më çështje të tjera të cilat i preokupojnë”, ka thënë ai, siç transmeton RTK.

Samuel Zhbogar është i bindur se më 2 prill do të ketë një marrëveshje. Të gjitha këto komente ai i bëri gjatë një vizite që i bëri Komunës së Hanit të Elezi ku u takua më kryetarin e saj Rufki Suma.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.