ARKATANA

Zhbogar: Liberalizimi i vizave për kosovarët është afër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë sot para studentëve Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë se dita kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm nëpër Evropë është afër.

Ai ka theksuar se qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin lirshëm pa viza, pasi që gjatë procesit të liberalizmit të vizave Kosova ka bërë shumë reforma të rëndësishme.

“Mezi prisni dhe e meritoni të udhëtoni të lirë në BE, dhe kjo ditë është afër. Në rrugën e liberalizimit të vizave Kosova ka kryer shumë reforma dhe qëndron në një pozitë të mirë për shkak të këtij procesi i cili ka qenë i gjatë”, ka thënë Zhbogar.

GRANDEMALL

Duke folur për situatën politike në vend, ai ka thënë se zgjidhja është vetëm përmes dialogut politik, duke shtuar se liderët politikë duhet të diskutojnë për prioritetet e vendit, që shtetin ta vënë në rend të parë.

Sipas tij, opozita duhet ta kuptojë se e ka rolin e saj të rëndësishëm në Kuvend dhe duhet ta kuptojë se mazhoranca i ka numrat për të qeverisur.

Opozita e luan një rol shumë të rëndësishëm. Liderët e vendit duhet të vendosin se çka është më e mira për Kosovën dhe qytetarët që ata të shohin të ardhmen në Kosovë dhe kjo arrihet përmes dialogut mes partive”, ka thënë Zhbogar. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.