Fundamenti

Zhbogar: Koha për dialog politik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Gjatë qëndrimit në Bruksel javën e kaluar, kryeministrit Hashim Thaçi, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton i ka shpjeguar në detaje kërkesën e BE-së për dialog politik mes Kosovës dhe Serbisë.

Kërkesa pritet që shumë shpejt t`i shpjegohet edhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq. Kosova dhe Serbia, sipas Bashkimit Evropian, duhet t`i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura rreth veriut dhe vetë ekzistencës së njëra-tjetrës, në mënyrë që t`u lehtësohet rruga drejt zhvillimit, përkatësisht integrimit në BE.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, ka thënë se dialogu politik duhet të fillojë tash, dhe se liderët e të dyja vendeve duhet të marrin përgjegjësinë që të zgjidhet një problem si veriu që vetëm sa ngre tensione dhe pamundëson zhvillimin.

Mobi Casa

Evropiani më i rëndësishëm në Kosovë ka qëndruar javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka marrë mbështetje dhe e ka shpjeguar qëllimin e BE-së. Në Washington ai ka marrë mbështetje edhe për mandatin e EULEX-it, të cilit pret që deputetët e Kuvendit të Kosovës t`i japin votë më shumicë të kualifikuar, në mënyrë që të ndihmojnë sundimin e ligjit deri në vitin 2014.

Shefi i Zyrës së BE-së që njëherësh është edhe përfaqësues i unionit në Kosovë shpreson që raporti i studimit të fizibilitetit të konstatojë që Kosova mund të nisë dialogun për stabilizim asociim, në mënyrë që një gjë e tillë të vendoset në dhjetor nga shtetet anëtare.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.