Fundamenti

Zhbllokohet Letnica

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës të Komunës së Vitisë në bashkëpunim me banorët e fshatit Letnicë kanë punuar sot në ndërtimin e një ure të përkohshme mbi lumin “Letnica” pasi që ura e vjetër ishte shkatërruar nga niveli i rritur i ujit.

Nexhmedin Jakupi, Dretor i DSHPE-së në Viti tha se si pasoj e shkatërrimit të urës së vjetër banorët e fshatit Letinicë, kanë qenë të izoluar. Banorët e këtij fshati kanë pasur vështirësi në lëvizjen e lirë për shkak të prishjes së urës së vjetër. “Ne kemi punuar gjatë gjithë ditës së sotme në improvizimin e një ure të përkohshme me qëllim që të mos vazhdoj izolimi i këtyre banorëve dhe fatmirësisht sot së bashku me banorët e Letnicës e kemi bërë një zgjidhje të përkohshme” u shpreh Jakupi, raporton rajonipress.

KKVITI

Ndërkaq edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qëndruar sot në këtë fshat duke e shikuar gjendjen e banorëve për së afërmi.

Sipas zyrtarëve komunal të Vitisë edhe për kundër tw reshurave të shiut gjendja në këtë komunë e sidomos në fshatin Letincë është e përballueshme dhe nënë kontroll./rajonipress/