FIDANISHTJA

“Zhbërje të shtetit e përçarje”, kritikat e fundit të opozitës për qeverinë “Kurti”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Partitë opozitare LDK e PDK dje kanë adresuar kritika në drejtim të qeverisë “Kurti”, duke e akuzuar për zhbërje të shtetit e përçarje.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dje publikoi një video nga Peja, ku tregoi se qeverisja atje po e ndërtojnë një palestër sportive, ndërsa tha se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët në njërën anë do të kenë opsion “Rrugën e Re” dhe në anën tjetër “ata që përçajnë”.

“Në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhja do të jetë fare lehtë. Në njërën anë i keni ata që ju mbajnë në moçalim e frustrimit përplot urrejtje, ndarje e përçarje ndaj secilit e ndaj gjithçkaje – e në anën tjetër keni ‘Rrugën e Re’ me plot 5 miliardë euro projekte konkrete në sport, kulturë, arsim, shëndetësi e infrastrukturë; në gjëra që përcaktojnë jetën tuaj e të familjeve tuaja vërtetë! Ne kemi gjetur rrugën! Radha juaj tani!”, shkroi Abdixhiku.

Kurse deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë një takimi me qytetarët në Skënderaj ka thënë se PDK-ja do të “kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës”.

“Partia Demokratike është zëri i atdhedashurisë. Prandaj PDK duhet dhe do të kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ky ishte tenori i debatit tim me qytetarët e Skënderajt. Këtë ndjenjë qytetare ne duhet ta marrim me seriozitet sepse është ndjenja që këtë popull dhe këtë vend e mbajtën të papërkulur me mijëra vjet. Atdhedashurinë dhe krenarinë e votuesve tanë, ne duhet ta komportojmë në vizion politik për të ardhmen e Kosovës. Qëndrueshmërinë e votuesve tanë duhet ta përkthejmë në program politik për fitore”, shkroi ajo.

ARKATANA

Ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për, siç thotë, ikjen e infermierëve nga vendi.

“Shifra të tilla të largimit të infermierëve janë me të vërtetë tmerruese, d.m.th. ka kaluar vetëm gjysma e vitit dhe kemi ketë interesim kaq të lartë të ikjes së infermierëve, nuk do të quaje shqetësim por alarm, zhurma e të cilit po has në vesh të shurdhër”, theksoi Zemaj për FrontOnline.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka adresuar kritika në drejtim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke kërkuar dorëheqjen e saj, pasi sipas tij ka dështuar dhe nuk ka ndërruar asgjë përveç look-ut të saj.

“Jo vetëm që do të duhet të jap dorëheqje por mendoj që as nuk do të duhej të ishte fare e emëruar si ministre e Drejtësisë duke e pasur parasysh që qysh nga fillimi i mandatit të saj ata paradite e kishim në seancat gjyqësorë për veprat të cilat akuzohej, dhe pasdite në Ministrinë e Drejtësisë, është ministre e dështuar edhe në aspektin e punës së saj në hartimin e ligjeve të cilat kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese dhe janë rrëzuar nga kjo gjykatë”, tha Haxhiu për Ekonominë Online.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.