ARKATANA

Zhbërja e Speciales në dorë të kryeministrit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryesia e Kuvendit ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës iniciativën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Speciales. Analistët politikë vlerësojnë se nisma për shfuqizimin e kësaj të fundit tashmë është proceduar si iniciativë ligjore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës për më shumë se dy vjet i kanë hapur rrugë Gjykatës Speciale, mirëpo muajin e kaluar 43 ligjvënës mblodhën nënshkrimet për ta zhbërë të njëjtën.

Ata kërkuan seancë të jashtëzakonshme për Specialen qysh atë ditë kur mblodhën nënshkrimet e tyre (më 22 dhjetor), mirëpo një gjë e tillë nuk u arrit meqë Kryesia dështoi dy herë (në mungesë të kuorumit) për ta mbajtur mbledhjen për të proceduar më tutje.

Njëjtë ndodhi edhe më 17 janar të këtij viti. Por jo edhe dje, shkruan tutje “Zëri”.

UBT

Përkundrazi, situata rrodhi krejt ndryshe gjatë takimit të së hënës. Kryesia e Kuvendit mori vendim në mbledhjen e mbajtur dje që t’ia përcjellë Qeverisë së Kosovës iniciativën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ani pse në natën e 22 dhjetorit tentohej që kjo nismë të procedohej para deputetëve për votim.

Në momentin kur po fillonte diskutimi mbi këtë pikë LDK-ja lëshoi mbledhjen në shenjë mospajtimi me atë që po veprohej. Ndërkohë, njohësit e rrethanave politike konsiderojnë se me veprimet e ndërmarra dje ende nuk mund të thuhet që ka kaluar rreziku për ta zhbërë Gjykatën Speciale.

Nga ana tjetër, përderisa Qeveria nuk ka dhënë detaje se si do të veprojë me këtë nismë, deputetët që kanë nënshkruar atë një vendim të tillë të Kryesisë e cilësojnë si humbje kohe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.