UBT

Zgjohet nga gjumi Gjykata Supreme, tregon shkeljet esenciale të Gjykatave në rastin e Luan Mustafës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata Supreme e Kosovës i përbërë nga kolegji prej Emine Mustafa kryetare, Valdete Daka dhe Nesrin Lushta anëtar duke vendosur për lëndën e Luan Mustafës mjek kirurg në spitalin e Gjilanit për veprën penale “marrje e ryshfeti” dhe duke vendosur sipas kërkesës për mbrojtjen të ligjshmërisë të ushtruar nga prokurori i shtetit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, në seancën e mbajtur më 30 prill 2018, ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të prokurorit të shtetit duke konstatuar se me aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës janë shkelur dispozitat e procedurës penale në dobi të të pandehurit Luan Mustafa.

Në arsyetimin e Gjykatës Supreme të Kosovës thuhet se vendimet e dy gjykatave rreth arsyetimeve janë jokredibile sepse nuk kanë dhënë argumente se pse dëshmia e dëshmitarit është jo e besueshme. “Edhe sa i përket ligjit penal që të dy gjykatat e kanë shkel ligjin në dobi të pandehurit duke ardhur në përfundim se i njëjti nuk e ka kryer veprën penale që i vihej në barrë me aktakuzë”.

Gjykata Supreme e Kosovës duke i vlerësuar pretendimet e cekura në kërkesën e Prokurorit të Shtetit, gjen se të gjitha pretendimet janë të qëndrueshme.

Në arsyetim jepet edhe deklarata e dëshmitarit Muhamet Osmani i cili në prokurori ka deklaruar se më 4.11.2013 t`i ketë thënë kirurgut Luan Mustafa:”A janë boll me t`i dhënë unë ty 1000 euro dhe i pandehuri është përgjigjur:” se ato pare nuk janë asgjë sepse 500 euro janë për penj dhe 500 euro të tjera unë duhet me i qaros do kolegë të mijë dhe nuk po mbesin asgjë”.

Uji Dea

Që të dy gjykatat kanë dështuar që të japin arsyetim ligjor se pse nuk i kanë besuar deklaratës së dëshmitarit Muhamet Osmani edhe pse kjo është vërtetuar edhe me deklaratën e tij se i dëmtuari në familje kishte marrë pëlqimin që t`ia jap mjekut 1500 euro deri në 2000 euro sepse kjo edhe ishte kërkesa e kirurgut dhe për ta vërtetuar këtë dyshim i pandehuri i ka thënë se “herë bëhet ky operacion këtu e herë nuk bëhet e kur të bëhet duart e mija e bëjnë” thuhet në arsyetimin e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ndryshe sipas aktakuzës Luan Mustafa me datën 28 tetor 2013 në Spitalin e Gjilanit,në cilësinë e personit zyrtar, në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon dhuratë me qëllim të përfitimit për vete.

Sipas aktakuzës kirurgu Mustafa nga i dëmtuari Muhamet Osmani me qëllim të kryerjes së shërbimit, operimit të nënës së tij pranon para 500 euro në zyrën e tij në spitalin e Gjilanit, të cilat para i gjinden dhe i konfiskohen nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe i njëjti arrestohet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.