United Hospital

Zgjohet edhe Prokuroria, nuk toleron cenimin dhe rrezikimin e shëndetit të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore departamenti për krime të rënda në Gjilan veç janë bërë hapat drejt hetimit kundër menaxhmentit të kompanisë “Eco – higjiena”, dhe personave përgjegjës komunal, për shkak të situatës së rëndë të krijuar rreth mos ushtrimit të detyrave konform ligjit, përkitazi me mos bartjen e mbeturinave në deponite përkatëse, dhe duke rrezikuar seriozisht jetën dhe sigurinë e qytetarëve jo vetëm të Komunës së Gjilanit, por dhe më gjerë.

Nga burimet e besueshme, rajonipress, merr vesh, se së shpejti, mund të pasoj edhe arrestimi i të gjithë atyre personave përgjegjës nga kompania e lartcekur, dhe personave zyrtar komunal, përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e qytetarëve nga degradimi dhe ndotja e ajrit, tokës ujit dhe burimeve tjera natyrore e sanksionuar me nenin 347 të Kodit penal të Kosovës.

Mobi Casa

Para se gjithash, të gjithë këta persona përgjegjës do përgjigjen për shkak të cenimit seriozisht, të shëndetit të të gjithë qytetarëve të Komunave Gjilan, Viti e Kamenicë, pasojave shumë të rënda për mjedisin dhe shtimin e nivelit të ndotjes, deri në shkallën kritike të lejuar.

Në pyetjen drejtuar Kryeprokurorit të kësaj Prokurorie, Jetish Maloku, nuk pranoi të prononcohej, përkitazi me këtë burim, të rajonipress, duke mos e mohuar apo pohuar çfarëdo veprimi apo arrestimi, për këtë gjendje të krijuar, por theksoi se së shpejti qytetarët dhe opinioni i gjerë do informohet me kohë për masat që do të ndërmerren në lidhje me rastin në fjalë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.