FIDANISHTJA

Zgjidhni jetën, e jo vdekjen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ligjërueset, dr Arbenita Hajdari dhe Ajshe Leka, infermiere e lartë profesionale në QKMF, duke inkurajuar të rinjtë që të mos provojnë asnjëherë drogat, kanë thënë se abuzimi me këto substanca nënkupton ecjen në një rrugë të errët dhe pa shtegdalje.

Në ditën ndërkombëtare kundër drogës, në Gjilan, në bashkëorganizim të Drejtorisë për Shëndetësi, përkatësisht Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, është mbajtur një ligjëratë tematike për të rinjtë, ku është folur për pasojat që mund të kenë një jetën e tyre përdoruesit e këtyre substancave, të cilat ata kanë mundur t`i shohin edhe në një incizimi.

Ligjërueset, dr Arbenita Hajdari dhe Ajshe Leka, infermiere e lartë profesionale në QKMF, duke inkurajuar të rinjtë që të mos provojnë asnjëherë drogat, kanë thënë se abuzimi me këto substanca nënkupton ecjen në një rrugë të errët dhe pa shtegdalje.

Ato kanë kërkuar prej të rinjve, që janë kategoria më e rrezikuar për abuzim me droga, që të kërkojnë zgjidhje për asnjë problem te substancat narkotike, sepse efektet që jep droga mbi jetën, janë të rrejshme, sepse realiteti nuk është i tillë. “Droga nuk është zgjidhje për asnjë problem”, ka thënë dr Arbenita Hajdari.

FIDANISHTJA

Duke folur për pasojat nga abuzimi me këto substanca, Ajshe Leka ka thënë se përdoruesit e drogave vërehen lehtë nga sjelljet e tyre, pamja e jashtme e zbehtë dhe janë tipa të pavendosur për t`u përballur me sfidat. Por, narkomanët e kuptojnë vonë gabimin e tyre.

Prandaj, porosia e tyre për të rinjtë gjilanas, në ditën botërore kundër drogës, ka qenë që të zgjedhin jetën dhe jo vdekjen.

Ndryshe, sipas statistikave, në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i përdoruesve të narkotikëve dhe as Gjilani nuk është përjashtim. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.